“12 deputetë pas Ballukut”, Kalaja zbulon prapaskenat: Rama po kërkon nga Veliaj…

“12 deputetë pas Ballukut”, Kalaja zbulon prapaskenat: Rama po kërkon nga Veliaj…

Aulon Kalaja, u shpreh në një emision televiziv, se Belinda Balluku po i bën presion Ramës me grupin e saj të deputetëve në Kuvend, rreth 12. Kalaja tha se për këtë shkak sot Balluku ka një realitet të ri, pas marrëveshjes që pati me kryeministrin, me largimin e saj në qeveri, duke futur ushtarët e saj. “Nuk e kam parë Ramën më në siklet sa këtë radhë sa është detyruar të fusë në qeveri ushtarët e saj. Pra kemi një negociatë të re midis Ramës e Ballukut. Ajo sot ka një realitet në parlamentin e Shqipërisë, ka 12 deputetë sot. Në rast se këta 12 deputetë do të ikin me një mocion mosbesimi, por dhe Veliaj ka disa deputetë në Kuvend. Dhe Rama ka kërkuar...