10 mijë € grant! Ministri Salla: 3 mln për stanet, 1 mln për bletarinë…për herë të parë japim edhe për dosën

10 mijë € grant! Ministri Salla: 3 mln për stanet, 1 mln për bletarinë…për herë të parë japim edhe për dosën

Andis Salla TIRANË-Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, në konferencë për shtyp këtë të martë, 31 mars ka folur rreth skemës Kombëtare Mbështetëse për Fermerët. Salla ka deklaruar se për fermerët do të jepet 10 mijë euro grant, ku nga këto 3 milion do të shkojnë për ndërtimin e staneve dhe 500 mijë lekë për makineritë e bujqësisë. Në fjalën e tij Salla u shpreh se do të dyfishohet mbështetja për bletarinë dhe për herë të parë do të jepen lekë edhe për dosën, në sektorin e derrit. "Do të mbështesim të gjitha aplikimet apo projektet, që janë investimet në sera, pemë frutore, vreshta, stalla, mekanikë bujqësore, agroturizëm…Do të hapim investime për thirrje të reja, për fermerët e rinj të cilët do të mbështeten...