Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Policia “zbarkon” te lokalet e natës në ish-Bllok, e pësojnë edhe administratorë që shpërndanin drogë brenda klubeve

Gjykata e Tiranës ka lëshuar 11 masa sigurie për administratorë e punonjës të lokaleve të natës në Tiranë që operojnë kryesisht në zonën e ish-Bllokut të akuzuar për shpërndarje të lëndëve narkotike brenda ambientit. 9 persona janë arrestuar, 2 prej tyre më parë ndërsa 2 të tjerë janë ende në kërkim. Njëri prej personave të arrestuar kishte thyer masën e sigurisë “arrest shtëpie”. Policia ka gjetur në clube dhe ka sekuestruar rreth 100 gramë kokainë, 2200 tableta ekstazi (MDMA) dhe 11 aparate celularë. Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë një 49-vjeçar, i cili kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Njoftimi i Policise: Finalizohet, pas disa muajsh hetimesh me metoda proaktive, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës,...