“Policia, policia”/ Dy shtëpi bari në Vaun e Dejës, momenti kur efektivët thyejnë derën dhe hyjnë mes hashashit

“Policia, policia”/ Dy shtëpi bari në Vaun e Dejës, momenti kur efektivët thyejnë derën dhe hyjnë mes hashashit

Zbulohen 2 ambiente (banesa) në fshatin Barbullush në Vaun e Dejës, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave. Vihet në pranga një 31-vjeçar dhe shpallen në kërkim 4 të tjerë. Ndalohen edhe 3 punonjës të OSHEE-së. Sekuestrohen 583 bimë të dyshuara narkotike kanabis, 7 kg e 490 gr kanabis, 307 pajisje elektrike që shërbenin për kultivimin e bimëve narkotike, 3 celularë. Në vijim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike në ambiente të mbyllura, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, në bashkëpunim me ato të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Shkodër, dhe të mbështetura nga Forca Operacionale dhe “Shqiponjat”, kanë ushtruar kontrolle...