“Policia në shkolla nuk mjafton”/ Sociologu Gëzim Tushi: Ja dy “fajtorët” për rrezikun që u kanoset fëmijëve
Në një kohë kur debati për shtimin e pranisë policore në institucionet arsimore është intensifikuar si një masë e domosdoshme për mbrojtjen e fëmijëve, një analizë më e thellë tregon se ky është vetëm një komponent i një problematike shumë më komplekse. Sipas sociologut Gëzim Tushi, ndërsa policimi në komunitetet ku rriten fëmijët dhe adoleshentët është një hap pozitiv, fokusimi vetëm tek masat policore është një qasje simpliste që nuk adreson rrënjët e problemit. Sipas analizës së bërë në një emision televiziv, Tushi theksoi se shoqëria e sotme duhet konsideruar sociologjikisht si një “shoqëri e rrezikut”, ku të rinjtë kërcënohen jo vetëm nga rreziqe fizike, por nga një sërë faktorësh të jashtëm dhe të brendshëm që prekin shëndetin e tyre fizik e mendor. Zgjidhja, sipas...
Burimi:
sot.com.al