Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, nisin hetimet për pronarin shqiptar, si u zbulua nga autoritetet e huaja
Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste mbi kofano, është postuar në një faqe interneti të huaj. Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë autorizuar palën shqiptare për rastin në fjalë. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit në fjalë. Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një prej zonave të Tiranës, policia ende nuk ka arritur që të lokalizojë se ku ndodhet aktualisht ky automjet. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv