Policia intensifikon masat për sigurinë gjatë sezonit turistik/ Drejtori i Përgjithshëm, Hita: Angazhim maksimal
Intensifikim masash për parandalimin e ngjarjeve kriminale, rritjen e parametrave të sigurisë përgjatë sezonit turistik, si dhe ndjekjen në dinamikë të shqetësimeve të qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve, me fokus vlerësimin e situatës së rendit dhe sigurisë publike, si dhe përcaktimin e detyrave prioritare për periudhën në vijim. Gjatë takimit, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal të të gjitha strukturave policore për parandalimin e ngjarjeve kriminale, zbardhjen e tyre në kohë dhe ndjekjen në dinamikë të çdo shqetësimi të adresuar nga qytetarët, duke theksuar se çdo rast duhet të trajtohet me përgjegjësi dhe profesionalizëm, deri në përfundimin e plotë të veprimeve...
Burimi:
sot.com.al