Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Policia e Shtetit në gatishmëri gjatë natës së ndërrimit të viteve,Proda: Zero tolerancë ndaj drejtimit nën efektin e..
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, së bashku me Drejtorin e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, takuan shërbimet e Policisë Rrugore të planifikuara në shërbim gjatë natës së ndërrimit të viteve, si dhe të Sallës së Komandimit të DVP Tiranë. Gjatë takimit me punonjësit e Policisë Rrugore, Drejtori Proda i uroi Gëzuar Vitin e Ri dhe, nëpërmjet tyre, të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, në veçanti ata që janë në shërbim, duke i falënderuar për përkushtimin dhe sakrificën e treguar në shërbim të sigurisë së qytetarëve. Drejtori Proda theksoi se nuk do të ketë asnjë tolerancë për drejtimin e mjeteve nën efektin e alkoolit, duke nënvizuar se çdo kontroll ka për qëllim shpëtimin e jetëve. Ai kërkoi profesionalizëm, korrektësi,...