Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

Policia e Shtetit konfirmon arrestimin në Francë të Ermal Beqirajt

Përmes një njoftimi për mediat, Policia e Shtetit ka konfirmuar lajmin e raportuar në mediat franceze për arrestimin e Ermal Beqirajt, i kërkuar nga SPAK për aferën e AKSHI-t. Policia thotë se gjykata franceze do të vlerësojë arrestimin e tij dhe më pas pritet të ndiqen procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. Më poshtë njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit. Në vijim të bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Lion, Francë, si dhe pas shkëmbimit të informacionit mes dy strukturave, autoritetet franceze kanë konfirmuar arrestimin, në qytetin e Amiens, Francë, të shtetasit E. B, 44 vjeç, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë...