Policia e Elbasanit bën bilancin: Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arrestuar

Policia e Elbasanit bën bilancin: Gjatë dy muajve të fundit janë kryer 14 operacione, 63 të arrestuar

Policia e Elbasanit ka bërë bilancin e punës gjatë intervalit kohor maj-qershor. Drejtues Fatmir Hoxha në një konferencë për shtyp tha se janë arrestuar 63 persona ndërsa në kërkim janë shpallur 365 të tjerë. “Gjatë kësaj periudhe janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, 428 raste të veprave penale, nga të cilat janë zbuluar dhe dokumentuar 427, ose 99.76% e tyre. Janë proceduar penalisht 448 shtetas, nga të cilët 63 janë arrestuar në flagrancë, 16 janë ndaluar me urdhër të Prokurorisë, 4 janë shpallur në kërkim dhe 365 janë proceduar në gjendje të lirë. Është zbuluar dhe dokumentuar plotësisht autorësia për 45 raste të veprave penale kundër personit dhe 47 raste të veprave penale kundër pasurisë”, tha...