Polici që shpëtoi protestuesin e PD nga djegia e molotovit që hodhi vetë!

Polici që shpëtoi protestuesin e PD nga djegia e molotovit që hodhi vetë!

Ndërhyri me profesionalizëm duke shpëtuar jetën e një qytetari nga djegia si pasojë e shpërthimit të një bombe molotov, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara” Inspektor Marsel Bicja, me motivacionin: “Në shenjë vlerësimi dhe mirënjohjeje për aktin e humanizmit dhe profesionalizmit të treguar gjatë ushtrimit të detyrës, ku me ndërhyrje të menjëhershme dhe vendimtare shpëtoi jetën e një qytetari, duke vënë në plan të parë mbrojtjen e jetës njerëzore, si një nga vlerat më të larta dhe misioni kryesor i Policisë së Shtetit”.Certifikata iu dorëzua nga vetë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit gjatë festës së fundvitit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.Drejtori i Përgjithshëm Ilir Proda: “Ju falënderoj për veprimin tuaj,...