Po udhëtonte nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Po udhëtonte nën efektin e lëndëve narkotike, arrestohet 36-vjeçari në Shijak

Policia ka arrestuar ditën e sotme një 36-vjeçar në qytetin e Durrësit. Ai u arrestua pasi, nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. 36-vjeçari banues në Shijak, u ndalua nga policia rrugore gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor. “Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Durrës, gjatë patrullimit me objektiv parandalimin e aksidenteve dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit rrugor, ndaluan në Shijak, automjetin me drejtues shtetasin I. M., 36 vjeç, i cili nga testimi me aparatin drogëtestues, rezultoi në efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi I. M., 36 vjeç, banues në Shijak. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së...