Po transportonte me makinën e tij 60 kg kanabis, pranga 52-vjeçarit në Krujë
Një 52 vjeçar është arrestuar në fshatin Luz të Krujës pasi është kapur duke transportuar kanabis me automjetin e tij. Blutë bëjnë me dije se gjatë ndalimit dhe kontrollit shtetasit A. M., 52 vjeç, banues në Krujë iu kapën 60 kilogramë kanabis. Sipas policisë dyshohet se lënda narkotike do të shitej në sasi të vogla në Krujë dhe në Tiranë. Njoftimi i policisë: Tiranë/Punë operacionale dhe hetime me metoda proaktive, për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve. Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Cargo”. Sekuestrohen 60 kilogramë lëndë narkotike kanabis. Vihet në pranga 52-vjeçari që u kap në flagrancë në fshatin Luz, duke transportuar me automjet, lëndën...
Burimi:
top-channel.tv