Po tentonte të kalonte lumin, mbytet 44-vjeçarja në Selitë

Po tentonte të kalonte lumin, mbytet 44-vjeçarja në Selitë

Një 44-vjeçare është mbytur aksidentalisht pasditen e kësaj të shtune në lumin e fshatit Selitë-Mal. Dyshohet se gjatë tentativës për të kaluar lumin, shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e tij dhe për pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 44-vjeçares është gjetur dhe nxjerrë nga lumi. Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. Top Channel