“Po tentojnë të ‘varrosin’ dosjen Balluku”, Berisha thirrje qytetarëve: Më 17 Prill, të marrim në dorë fatin tonë!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha iu bëri thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën kombëtare të radhës, që do të mbahet më 17 prill, duke theksuar se duhet që të marrin në dorë fatin e tyre dhe të vendit. Në konferencën e sotme për mediat, kryedemokrati përsëriti akuzat se Edi Rama, se nëpërmjet mediave që kontrollon, po tenton që të zhdukë dosjen e Belinda Ballukut, ish zëvendës kryeministres dhe ish ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë e marrë e pandehur nga SPAK, pasi sipas tij, pas kësaj dosjeje qëndron vetë shefi i qeverisë. “Mediat e vendit, të kontrolluara nga qeveria, nga mëngjesi deri në darkë, marrin ushqimin toksik nga zyrat e qeverisë dhe propagandën toksikë për të fshehur këto të vërteta dhe mashtruar qytetarët...
Burimi:
sot.com.al