“Po shqetëson klientët”/ Shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë, pas sherrit me të dashurën

“Po shqetëson klientët”/ Shqiptari qëllon me armë pronarin e restorantit në Belgjikë, pas sherrit me të dashurën

Pronari, Mehmeti BELGJIKË-Një ngjarje e rëndë është shënuar në qytetin Zele, në Belgjikë, ku një shtetas shqiptar ka qëlluar me armë zjarri pronarin e një restoranti pas një debati me të dashurën e tij. Mediat vendase raportojnë se ngjarja ka ndodhur në restorantin “Yega”, në qendër të qytetit, ku çifti kishte nisur një debat me tone të larta, duke shqetësuar klientët e tjerë të pranishëm në lokal. Pronari i restorantit, Mehmeti, 45 vjeç, është afruar në tavolinë për t’u kërkuar që të qetësoheshin. Sipas dëshmisë së tij, situata agravoi në momentin kur ai tentoi të telefononte policinë. “Papritmas nxori një pistoletë nga pantallonat dhe e drejtoi nga unë. Hapi zjarr një herë dhe më goditi në qafë,” ka deklaruar pronari për mediat vendase.  Autori më pas...