“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

“Po ndaj për ju medaljen e mosmirënjohjes”, babai Dashamir Dini u harrua në 35- vjetorin e PS, reagon vajza Barbana

Në respekt të mesazheve që kam marrë se përse nuk u përmend emri i bashkëthemeluesit të Partisë Socialiste në vitet ’90 dhe Kryetarit të saj në vitet më të vështira pas ’97-ës, Dashamir Dini, babai im, në aktivitetin e mbajtur për 35-vjetorin e Partisë Socialiste në Kalanë e Shkodrës, më duhet të them se:Jam pothuajse në moshë me partinë e babait tim dhe, kësisoj, dëshmitare unike e kontributit të tij. E kujtoj si sot kur njerëzit e PS-së, të trembur nga ngjarjet e kohës, vinin të strehoheshin në shtëpinë tonë. Ne, aq të vegjël sa ishim, trembeshim se mos po vinin të na merrnin miqtë e babait, ndërsa ai deklaronte se Shkodra ishte mbi çdo parti dhe mbi çdo kryetar partie, dhe vraponte të pajtonte...