“Po iu grabiten ëndrrat shqiptarëve”/ Protesta e banorëve, bashkohet deputeti i Lëvizjes “Bashkë”: Kjo qeveri do…
Deputeti i Lëvizjes “Bashkë”, Redi Muçi nga protesta ku po protestojnë banorët e Rrjollit dhe ata që preken nga projekti TID në Durrës, lëshoi mesazhe të forta kundër qeverisë “Rama”. Ai tha se kjo qeveri po tenton që t’u grabisë pronat shqiptarëve, ndërsa synimi i tyre është shpopullimi i vendit. “U shkatërruan uzinat, nisi korrupsioni. Ekonominë e shqiptarëve e kapën oligarkët, dhe ata u detyruan që të iknin. Ndërkohë sot shqiptarët nuk duan të ikin. Po grabiten pronat, po iu grabiten ëndrrat shqiptarëve. Me banorët e Rrjollit, të jugut, të Zvërnecit së shpejti. Po tallen me pensionistët. Ato janë gojë që po ushqehen me copë buke. Duhet të protestojmë për minatorët, të cilët meritojnë që të miratohej statusi. Këta nuk duan shqiptarët, por vetëm oligarkët....
Burimi:
sot.com.al