Plasin akuzat/ Rama përfitoi bursë për Harvard si minoritar grek nga një fondacion helenik
“Edi Rama mori një bursë nga një fondacion grek për të studiuar në universitetin e Harvardit meqë kishte nënën me origjinë greke”. Është kjo akuza që vjen nga Niki Tzavella, ish-deputetja greke e partisë “Nea Demokratia”. Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se kjo ka ndodhur në kohën kur ajo ishte nënkryetare këtij fondacioni. Tzavella, përgjegjëse për përzgjedhjen e studiuesve të Evropës Juglindore në Harvard, shkroi në një postim në X se ishte ajo që përzgjodhi Ramën kur mbante detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës për të studiuar me para nga një fondacion grek. Vetë Rama nuk e ka përmendur ndonjëherë të ketë studiuar në Harvard dhe nuk dihet nëse e ka përdorur ndonjëherë bursën e marrë (nëse e ka marrë një të tillë). “Unë...
Burimi:
sot.com.al