Plasaritje dhe çarje e bordurës anësore/ Dëmtimet në tunelin e Murrizit, shkak punimet e emergjencës
Tuneli i Murrizit, një nga veprat më të mëdha infrastrukturore në Rrugën e Arbrit që lidh Qarkun e Dibrës me Tiranën, ka qenë sërish në qendër të vëmendjes për shkak të shqetësimeve mbi sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij. Së fundmi, në afërsi të mesit të tunelit janë konstatuar dëmtime në anën lindore, kryesisht plasaritje dhe çarje të bordurës anësore. Lidhur me këtë problematikë, përfaqësues të kompanisë ndërtuese “Gjoka Konstruksion” kanë deklaruar se dëmtimet kanë ardhur si pasojë e punimeve që po kryhen në tunelin e emergjencës. Sipas tyre, distanca mes tunelit kryesor dhe atij të emergjencës është rreth 28–30 metra dhe ndërhyrjet teknike kanë ndikuar në lëvizjen e harkut të tunelit kryesor. Kompania siguron se këto dëmtime nuk paraqesin asnjë rrezik për sigurinë e qarkullimit...
Burimi:
sot.com.al