Plas sherri në zyrat e Policisë! Efektivi dhunon kolegun në zyrë, nisin hetimet

Plas sherri në zyrat e Policisë! Efektivi dhunon kolegun në zyrë, nisin hetimet

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Dy punonjës policie bashkiakë janë konfliktuar me njëri-tjetrin në kryeqytet. Raportohet se Polici bashkiak, Eugen Saliasi ka goditur kolegun e tij, Alfred Xhoxhaj në zyrë. Kallëzimi në polici është bërë nga ky i fundit një ditë më parë. Njoftimi i policisë: Më datë 03.03.2026, është paraqitur në Komisariatin e Policisë Nr. 3 shtetasi Alfred Xhoxhaj punonjës i Policisë Bashkiake Tiranë, i cili kallëzon se, për shkak të një konflikti për motive të dobëta që lidhen me natyrën e punës, është goditur në ambientet e zyrës nga kolegu i tij, punonjës i Policisë Bashkiake, shtetasi Eugen Saliasi, i cili u procedua për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.