Burimi:
zeri.ai
Foto © zeri.ai
Plas sherri në një lokal në Korçë, dhunohet një person, dyshohet se…
loklai ne korce ku ka ndodhur konflikti KORÇË- Një sherr për motive banale ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes disa personave brenda një lokali në lagjen nr.7, ku njëri prej tyre është goditur dhe ka mbetur i dëmtuar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar personin që dyshohet se është dhunuar, i cili ka rezultuar në gjendje të dehur. Pronari i lokalit ku ndodhi sherri, gjithashtu është shoqëruar nga policia për t'u marrë në pyetje. Deri më tani nuk janë bërë të ditur as emrat dhe as arsyet e konfliktit, ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë me qëllim zbardhjen e ngjarjes dhe identifikiin e të përfshirëve të tjerë./ZËRI