Plas sherri në Kuvend! Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërhyn garda

Plas sherri në Kuvend! Berisha dhe deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërhyn garda

Ka plasur sherri në Kuvend. Sali Berisha ngrihet në foltore dhe deputetët e PD-së bëhen gardh përreth kryedemokratit. Shkak për këtë tensione është bërë kërkesa e Taulant Ballës për ndryshimin e rendit të ditës për votimin e dekreteve për emërimin e ministrave të rinj. “Në frymën e Kushtetutës se shqyrtimi i dekreteve hyn menjëherë në seancë, më lejoni që në emër të grupit parlamentar të PS, ti falënderoj anëtarët e Këshillit të Ministrave që largohen nga qeveria për punën e tyre. U uroj suksese kolegëve që hyjnë ose ndryshojnë pozicionet në qeveri. Suksese, punë të mbarë për Shqipërinë 2030!”, tha Balla. Menjëherë pas fjalës së Ballës, Berisha dhe deputetët e tjerë të PD-së kanë bllokuar foltoren. Duke marrë shkas nga tensionet, ka ndërhyrë edhe Garda.