Plas sherri brenda IKMT-së/ Zyrtari Fatmir Meta dhunohet nga drejtori Klesti Çela! Si dergradoi konflikti me qyta pistoletash…
fatmir meta TIRANË- Një incident i rëndë është regjistruar këtë të martë në ambientet e Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), ku Drejtori i Ekzekutimit të Vendimeve, Fatmir Meta, është përfshirë në një konflikt fizik me Drejtorin e Mjedisit në të njëjtin institucion, Klesti Çela. Sipas informacionit paraprak, përplasja ka ndodhur pas një debati të mëparshëm mbi një grup inspektimi për çështjen e dherave. Bëhet fjalë për ndërhyrje në kompetenca. Sipas pretendimeve, dyshohet se Fatmir Meta kishte bllokuar mjetet e subjekteve që derdhën dhera në rrethinat e Tiranës, gjë që ka shkaktuar tension mes tij dhe Çelës. Burime bëjnë me dije se konflikti mes tyre ka nisur që një ditë më parë dhe ka degraduar në dhunë fizike. Raportohet se Meta është goditur nga Çela...
Burimi:
zeri.ai