Plas në grupin e PS, Spiropali dhe Shalsi kundër vendimit të Ramës në mbrojtje të Ballukut, pro heqjes së imunitetit

Plas në grupin e PS, Spiropali dhe Shalsi kundër vendimit të Ramës në mbrojtje të Ballukut, pro heqjes së imunitetit

Në politikën shqiptare shpesh ngjarjet më interesante nuk ndodhin në foltoren e Parlamentit, por në korridore, në telefonë dhe gjithnjë e më shpesh në grupet e WhatsApp-it të deputetëve. Kështu duket se ka ndodhur edhe pas episodit të fundit në Kuvend, ku kryeministri Edi Rama doli në mbrojtje të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Por ndërsa linja zyrtare e mbrojtjes u shpall publikisht, jo të gjithë në radhët e mazhorancës duket se ishin në të njëjtën frekuencë. Deputeti i PS, Eduard Shalsi u pa i përqendruar në telefonin e tij gjatë momentit kritik, ndërsa ish-kryetarja e Kuvendit, njëherësh ish-ministrja e Jashtme, Elisa Spiropali, sipas burimeve, nuk u rreshtua as në kampin “pro” dhe as në atë “kundër”, duke thelluar kështu sherrin brenda PS dhe duke i hapur...