Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër

Planet për transformimin e porteve të Jugut mbeten në letër

Porti i Triportit në Vlorë dhe ai i Limionit në Sarandë iu dhanë nga qeveria Rama kompanive private me premtimin për t’i kthyer në marina luksoze jahtesh, por problemet me procedurat ligjore dhe mungesa e financimeve i kanë lënë projektet në vendnumëro. Skeletet e anijeve të mbytura, disa të përmbysura e të tjera të zhytura në ujërat e cekëta, dominojnë panoramën e Triportit në Vlorë. Dru i kalbur, hekur i ngrënë nga ndryshku, direkë të thyer dhe rrjeta të hedhura grumbull mbi peshkarexhat e braktisura krijojnë pamjen e një varreze lundruese. Në të njëjtën gjendje gjenden edhe velierat dhe skafet e sekuestruara ndër vite nga policia. Kjo është panorama e parë që të ofron porti ku qeveria ka planifikuar ndërtimin e një infrastrukture të re...