Plagosje, vjedhje dhe trafik droge, merr fund arratia e 4 të rinjtë të shpallur në kërkim
FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Katër persona janë arrestuar në Tiranë, pasi akuzoheshin dhe kërkoheshin për krime të ndryshme, nga plagosja e rëndë dhe shpërndarja e lëndëve narkotike, tek vjedhja dhe përndjekja. Mes tyre është 30-vjeçari Gerti Ilollari i shpallur në kërkim, pasi dyshohet se në muajin dhjetor 2025, së bashku me një tjetër (i arrestuar në flagrancë), kanë plagosur me thikë një person. Njoftimi i policisë: Kapen 4 shtetas në kërkim, të dënuar ose të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Strukturat e DVP Tiranë, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në terren, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, në kuadër të operacionit policor “Catch”, kapën dhe vunë në pranga 4 shtetas të shpallur në kërkim, konkretisht: -Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë...
Burimi:
zeri.ai