Plagosje në Tiranë, vajzë e lënduar pranë Fakultetit të Ekonomikut
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Tiranë. Sipas informacioneve paraprake, një vajzë është gjetur e plagosur pranë Fakultetit të Ekonomikut. Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes, ndërsa autoritetet kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet. E reja është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa pritet një njoftim zyrtar për gjendjen e saj shëndetësore dhe detaje të mëtejshme mbi incidentin. Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave të përfshirë. Më shumë informacion pritet në vijim.
Burimi:
kohajone.com