Plagosja në Sauk, policia njoftim zyrtar: Turku 39-vjeçar paraqitet i plagosur në spital, nisin kërkimet për autorin

Plagosja në Sauk, policia njoftim zyrtar: Turku 39-vjeçar paraqitet i plagosur në spital, nisin kërkimet për autorin

Detaje të reja janë bërë të ditura lidhur me plagosjen e ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Saukut, në Tiranë. Sipas informacionit paraprak nga Policia e Shtetit, rreth orës 19:25 është paraqitur për mjekim në spital një shtetas i huaj turk, i identifikuar me inicialet H. U, 39 vjeç, i cili dyshohet se është plagosur me armë zjarri në një lokal në Sauk. Autoritetet bëjnë me dije se 39-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Ndërkohë, policia ka ngritur një grup hetimor i cili po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Ende nuk dihen motivet e plagosjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë në incident....