Plagosja me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në Vlorë, shpallen në kërkim tre shtetas

Plagosja me thikë pas një konflikti për motive të dobëta në Vlorë, shpallen në kërkim tre shtetas

Pas konfliktit me thikë për motive të dobëta ditën e djeshme në Vlorë, policia ka shpallur në kërkim tre shtetas. Njoftimi: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasit F. B., 34 vjeç, K. Xh., 33 vjeç dhe E. H., 25 vjeç, banues në Vlorë. Dyshohet se dje, në lagjen “15 Tetori”, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi F. B. ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin S. M., 32 vjeç, i cili ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi K. Xh., me automjetin e tij, ka larguar nga vendi i ngjarjes autorin e dyshuar F. B., ndërsa...