Plagosja me armë në Shkodër/ “Përse më sheh?”, zbardhen dëshmitë e autorit dhe të plagosurit. Si nisi sherri mes tyre
Janë zbardhur dëshmitë e dy personave të përfshirë në plagosjen me armë zjarri që ndodhi në Shkodër. Shtetasi Genc Hoxha, që mbeti i plagosur lehtë në këmbë, dhe personi tjetër Izvin Gucija, i cili dyshohet si autori i plagosjes, kanë dhënë versionet e tyre lidhur me ngjarjen për Policinë Vendore të Shkodrës. Autori i dyshuar, Gucija, ka deklaruar se 45-vjeçari Hoxha ka shkuar në servisin e tij për të riparuar grupin e timonit të automjetit. Pronari i servisit, që është edhe autori i plagosjes sipas dëshmisë së tij, i ka thënë se nuk kishte grup timoni të ri dhe vetëm një të përdorur. Pas një bisede, nuk kanë rënë dakord dhe pronari i servisit i ka marrë tarifen, për kontrollin që ka kryer në automjetin...
Burimi:
top-channel.tv