Plagosja e të riut me armë në zonën e Freskut, arrestohet pas disa muajsh në kërkim autori
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ekzekutuan urdhrin e prokurorit për ndalimin e shtetasit K. C., i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, si dhe për “Mbajtjen pa leje dhe prodhimin e armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Shtetasi K. C., 27 vjeç, i njohur gjithashtu si K. S. dhe K. L., u arrestua pas një periudhe kërkimi. Dyshohet se më 02 gusht 2025, në rrugën “Thoma Filipeu”, në zonën e Freskut, ai ka qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit J. A., duke e plagosur rëndë. Pas hetimeve intensive dhe përpjekjeve për të lokalizuar autorin, K. C. u arrestua dhe do t’i nënshtrohet procedurave ligjore për veprat penale për të cilat akuzohet. Njoftimi: Specialistët për Hetimin e Krimeve...
Burimi:
top-channel.tv