Plagosi vajzën dhe një tjetër me thikë para vendit të punës, arrestohet babai në Durrës

Plagosi vajzën dhe një tjetër me thikë para vendit të punës, arrestohet babai në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar një 56-vjeçar, i cili ditën e sotme plagosi me thikë vajzën e tij 24-vjeçare, Xhensila Ndoji, në ambientet e jashtme të vendit ku ajo punonte. Autori, Mikel Ndoj, rezulton person me precedent penalë në shtetin italian, ku kishte vuajtur disa vite burg për vepra dhune. Sipas burimeve zyrtare, ai ishte i divorcuar prej vitesh, për shkak të dhunës së ushtruar vazhdimisht ndaj familjes. Ngjarja e rëndë ndodhi pranë një agjencie imobiliare ku punonte e reja. Gjatë konfliktit, mbeti i plagosur edhe një koleg i saj, i cili ndërhyri për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Të plagosur kanë mbetur gjithashtu se nëna e 24-vjeçares punonte në një fasoneri pranë vendit të ngjarjes. Xhensila Ndoji dhe kolegu i saj ndodhen aktualisht në...