Plagosi vajzën dhe një koleg të saj, del foto e babait në Durrës
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Durrësin këtë të hënë, ku 56-vjeçari Mikel Ndoj ka plagosur me thikë vajzën e tij, Xhesika Ndoj, 24 vjeçe, dhe kolegun e saj të punës, Onard Memlika, përpara një agjencie imobiliare në lagjen nr. 12 të qytetit. Sipas raportimeve, konflikti verbal mes babait dhe vajzës ka degraduar në dhunë fizike, ku Mikel Ndoj ka qëlluar katër herë me thikë të bijën, ndërsa Onard Memlika, që ka tentuar ta ndalonte, është plagosur gjithashtu. Të plagosurit u dërguan menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku gjendja e Xhesikës paraqitet më e rëndë, por jashtë rrezikut për jetën. Policia është vënë në kërkim të autorit, ndërsa mediat kanë publikuar për herë të parë fotot e Mikel Ndojit, për identifikim dhe ndihmë nga...
Burimi:
sot.com.al