Plagosi me thikë 46-vjeçarin, arrestohet i moshuari në Librazhd

Plagosi me thikë 46-vjeçarin, arrestohet i moshuari në Librazhd

foto ilustruese LIBRAZHD- Një 75-vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi ka plagosur me thikë një 46-vjeçar në Librazhd. Mësohet se 46-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa sherri mes tyre ka nisur për motive të dobëta. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe një 48-vjeçar për moskallëzim krimi. Lidhur me këtë ngjarje është proceduar penalisht bashkeshortja e 48-vjeçarit cila dyshohet ka bashkëpunuar për të fshehur thikën e përdorur për plagosjen. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Elbasan, për veprime të mëtejshme./ZËRI