Plagosi me armë zjarri një person/ Arrestohet pas rreth 3 vitesh, 41-vjeçari i shpallur në kërkim
Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një person, i cili më 1 qershor 2023 qëlloi me armë zjarri dhe plagosi shtetasin A.Ç.Ndaj 41-vjeçarit E.H., rëndojnë akuzat vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtja pa leje.Ndaj tij është caktuar masa e arrestit në burg. Njoftimi i policisë: Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 1 shtetas të dyshuar për tentativë për vrasje. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me vendimin e datës 08.06.2023, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i...
Burimi:
sot.com.al