Plagoset një 30-vjeçar në Kamëz

Plagoset një 30-vjeçar në Kamëz

Një person është plagosur me mjet prerës në zonën e Kamzës. Policia bën me dije se 30-vjeçari me iniciale J. M paraqitur këtë të shtunë për ndihmë mjekësore në një spital privat në kryeqytet. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes. “Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz”, njoftoi sot policia.