Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

Plagoset me thikë 51-vjeçari në Sarandë, niset në gjendje të rëndë drejt Traumës

Një 51-vjeçar është plagosur me thikë mëngjesin e sotëm në Sarandë. Siç raporton korrespondentja e Top Channel Entjola Budo, Albert Çobani, 51 vjeç, është sjellë i plagosur me thikë rreth orës 04.00 të mëngjesit në urgjencën e spitalit të Sarandës. I plagosuri ishte goditur me thikë në mushkërinë e majtë. Pas ndihmës së parë të marrë në spitalin e Sarandës, është nisur me autoambulancë drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen. Top Channel