Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen tre autorët e ngjarjes

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen tre autorët e ngjarjes

Tre persona janë vënë në prangat e policisë, pasi plagosën një ditë më parë pronarin e servisit, pasi nuk i pëlqeu ngjyra e makinës. Në pranga u vunë E. D., 39 vjeç, banues në Korçë; E. Th., 40 vjeç, banues në Tiranë dhe L. M., 34 vjeç, banues në Korçë. “U konfliktuan për motive të dobëta dhe dëmtuan me mjet prerës dhe sende të forta pronarin e një servisi automjetesh, vihen në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes së djeshme. Procedohet penalisht edhe pronari i servisit pasi gjatë përfshirjes në konflikt, dëmtoi lehtë me mjet prerës, dy prej autorëve. Sekuestrohen mjetet prerëse dhe një automjet. Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. Xh., 35 vjeç, banues në Korçë...