Pjesë e grupit të trafikantëve të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohet kokaina dhe paratë

Pjesë e grupit të trafikantëve të drogës, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Itali, i sekuestrohet kokaina dhe paratë

Një shqiptar 28-vjeçar, i identifikuar si M.A., u arrestua nga policia në Alba Adriatica për posedim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, në Askoli. Ai është i njohur për precedentë penalë të mëparshëm dhe dyshohet se bënte pjesë në një rrjet shpërndarësish në zonë, shkruajnë mediat italiane. Gjatë kontrollit të banesës së tij, policia gjeti rreth 25 gramë kokainë, një peshore precize, materiale paketimi dhe 3.800 euro cash, të cilat u sekuestruan si prova e aktivitetit kriminal. M.A. u arrestua në flagrancë dhe, me urdhër të Prokurorisë së Teramos, u vendos nën arrest shtëpiak. Hetimet vazhdojnë për të identifikuar rrjetin dhe për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të drogës. Top Channel