Pjesë e grupit ‘Rraja’, arrestohet në Dubai Bujar Sefa, pritet ekstradimi drejt Shqipërisë
Foto ilustruese DUBAI- Bujar Sefa (Xaka), pjesë e grupit të trafikut të drogës, që drejtohej nga klani Rraja, është vënë në pranga në Dubai dhe pritet që të ekstradohet drejt Shqipërisë. 39-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK nën akuzën e trafikut të drogës drejt vendeve të Bashkimit Europian, ndërkohë që më herët i kishte shpëtuar arrestimit, gjatë një operacioni në fshatin Nojë, ku u sekuestruan 145 kilogramë hashash dhe municion luftarak. Sefa është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane, pasi është dënuar në Itali me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa i janë konfiskuar pasuri me vlerë deri në 346 mijë euro. Nga dosja hetimore rezulton se Bujar Sefa, i njohur edhe si Xaka, kishte rol drejtues në një grup kriminal...
Burimi:
zeri.ai