Pjesë e grupit që kultivoi 870 kg kanabis në Berat në 2022, ekstradohet nga Anglia në Shqipëri Xhuljano Hoxha
Është ekstraduar në Shqipëri Xhuljano Hoxha, 31-vjeçari i akuzuar si pjesë e grupit kriminal që kultivoi 870 kilogramë kanabis në Dronovicë të Beratit, i zbuluar në operacionin e nëntorit 2022. Hoxha u arrestua në Britani në tetor të vitit të shkuar, ndërsa prillin e kaluar GJKKO i kishte caktuar edhe masën e arrestit me burg. Gjatë operacionit, u ndaluan 105 persona, ku 95 ndër to ishin gra të cilat ishin punësuar për të pastruar lëndën narkotike. Sera ishte në pronësi të Hamdi Dylit, e cila ishte ndarë në 4 pjesë, secila me një sipërfaqe prej 2 dynym. 11 persona u vunë në pranga, ndërsa nën hetim u vunë edhe 57 efektivë të policisë së Beratit, mes tyre edhe drejtues të lartë. 7 punonjës u përjashtuan...
Burimi:
sot.com.al