Pezullohen përkohësisht punimet në segmentin e dëmtuar të Korridorit VIII tek Arrat e Gurrës
Ndërsa prej mesditës së djeshme është rikthyer qarkullimi normal i automjeteve në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas, zhvillime të reja vijnë nga segmenti i dëmtuar në zonën e “Arrave të Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhdit, pjesë e zgjerimit të Korridori VIII. Për një periudhë disa mujore, punimet në pjesën e prekur nga rrëshqitjet janë pezulluar përkohësisht, pas një incidenti serioz gjeologjik që shkaktoi zhvendosjen dhe fundosjen e një sipërfaqeje në formë skarpate prej rreth 1500 m². Si pasojë, u shkatërrua një segment i rrugës kombëtare ekzistuese, një pjesë e segmentit në ndërtim të Korridorit VIII, traseja e hekurudhës Librazhd–Xhyrë, si dhe një pjesë e rrjetit të Tensionit të Lartë. Për të garantuar sigurinë maksimale të qarkullimit në segmentin provizor të hapur për automjetet, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka...
Burimi:
kohajone.com