“Pezullimi i Ballukut ka të bëjë me mosvazhdimin e veprimeve”, Edvin Kulluri: Kërkesa e SPAK, e drejtë!
Analisti Edvin Kulluri i ftuar në një studio televizive u shpreh se kërkesa e SPAK për pezullimin nga detyra të zv/kryeministres Belinda Ballukut është e drejtë pasi ka të bëjë me mosvazhdimin e veprimeve. “Çështja e imunitetit ka të bëjë me një koncept të qartë. Qytetarët janë të barabartë të gjithë para ligjit. Mbrojtja parlamentare nuk është që t’i të vjedhësh dhe të mos shkosh në burg.Pse kanë kërkuar këta pezullim? Për një arsye. Si deputete ajo s’ka fuqi që të intimidojë dëshmitarët apo të prishë provat, por si ministre patjetër”, tha Kulluri. Edvin Kulluri: Ne kemi ndërtuar një sistem drejtësie të pavarur që kontrollin në drejtësi nuk është kryeministri por janë këto. Rama dhe Berisha i kanë bërë në 2008 një goditje të madhe...
Burimi:
sot.com.al