Pezull ekstradimi drejt Australisë, Gjykata e Lartë ktheu për gjykim çështjen e një 42-vjeçarit shqiptar të akuzuar për trafikun e mbi 1300 kg drogë

Pezull ekstradimi drejt Australisë, Gjykata e Lartë ktheu për gjykim çështjen e një 42-vjeçarit shqiptar të akuzuar për trafikun e mbi 1300 kg drogë

Gjykata e Lartë ka vendosur të kthejë për gjykim çështjen e 42-vjeçarit Korab Halilaj, i arrestuar më herët në Shqipëri si një i kërkuar nga drejtësia australiane për trafikimin e 1383 kilogramëve ekstazi dhe 655 kilogramëve metamfetaminë të pastër. Ky vendim lidhet me masën e arrestit në burg ndaj të dyshuarit, i njohur ndryshe edhe si Genardi Sarbu dhe Denis Lika, të shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe të cilit i është nënshtruar procedurave të ekstradimit. Por, 42-vjeçari ka këmbëngulur në të gjitha shkallët e gjyqësorit, duke theksuar se krahasuar me kodin shqiptar, akuza e trafikut të drogës në Australi parashikon burgim të përjetshëm. Ai ka qëndruar në versionin se nuk ekziston një marrëveshje ekstradimi me Australinë dhe, për këtë arsye, duhet të refuzohet kërkesa e...