Peshku helmues në ujërat tona, specia e rrezikshme rikthehet dhe kapet nga peshkatarët në Vlorë
Ndryshimet klimatike janë faktori kryesor pse gjithnjë e më shumë në ujërat tona po shfaqen specie të veçanta, por edhe të rrezikshme. Peshku gjyle, apo dhe lepuri ka rënë sërish në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës. Një rast i ngjashëm është regjistruar edhe rreth 7 vite më parë, kur disa peshkatarë amatorë kishin kapur këtë lloj peshku dhe kishin menduar ta konsumonin. Fatmirësisht, pas këshillimit me specialistë, ata hoqën dorë nga gatimi i tij, duke shmangur pasoja të rënda për shëndetin. Sipas ekspertëve, ky peshk përmban toksina shumë të rrezikshme, të cilat mund të jenë fatale në rast konsumimi. Madje, në disa raste, rreziku ekziston edhe nga kontakti i drejtpërdrejtë, pasi toksinat mund të depërtojnë përmes lëkurës. Efektet mund të shfaqen brenda pak minutash dhe...
Burimi:
gijotina.com