Përvetësuan tokën në Mëzes të Tiranës me dokumenta false, pezullohen 3 zyrtarë të AKSHI-t, 2 të arrestuar

Përvetësuan tokën në Mëzes të Tiranës me dokumenta false, pezullohen 3 zyrtarë të AKSHI-t, 2 të arrestuar

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Policia e Tiranës ka ekzekutuar pesë masa sigurie për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre. Raportohet se dy shtetas kanë përvetësuar një tokë prej 2,350 m² në fshatin Mëzez, duke përdorur dokumente të falsifikuara me ndihmën e punonjësve të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Sipas vendimit të gjykatës, masa “Arrest në burg” është caktuar për shtetasin Denis Bakalli 45 vjeç, i dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Ndërkohë, masa “Arrest në shtëpi” është vendosur ndaj Imer Çelaj 59 vjeç, i dyshuar për të njëjtën vepër penale. Dyshohet se Denis Bakalli dhe Imer Çelaj kanë kaluar në pronësi të tyre një sipërfaqe toke 2350 m² në fshatin Mëzez, që ishte pronësi të një shtetasi tjetër, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me 3 punonjësit e ASHK-së. Tre...