Përvetësoi një apartament në Vlorë me anë të dokumenteve false, e shembi dhe ndërtoi objekt tjetër, arrestohet 60-vjeçari shqiptar në Gjermani
Policia e Shtetit Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Finalizohet faza e radhës, kapet në Gjermani dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar. Ai akuzohet se ka përvetësuar një apartament në Vlorë, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, më pas e ka prishur dhe ka ndërtuar një objekt tjetër. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me homologët në Gjermani, në kuadër të operacionit “The Wanted”, u lokalizua në Gjermani, u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar: M., 60 vjeç. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, me vendimin e datës 19.06.2022, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest...
Burimi:
top-channel.tv