Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme thirrje qytetarëve: Shmangni udhëtimet e panevojshme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka përsëritur thirrjet për shqiptarët të cilët duan të lëvizin jashtë shtetit. Në njoftim atyre u bëhet thirrje të shmangin udhëtimet e panevojshme, sidomos turistike në zonat e prekura nga lufta në Lindjen e Mesme. “Në vijim të komunikimeve të mëparshme lidhur me përshkallëzimin në rajonin e Lindjes së Mesme, dhe në kushtet e pasigurisë dhe paparashikueshmërisë së zhvillimeve, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përsërit thirrjen për qytetarët shqiptarë që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur çdo udhëtim jo të domosdoshëm, në mënyrë të veçantë çdo udhëtim për arsye turistike në këtë rajon, deri në një njoftim të dytë. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe do...
Burimi:
top-channel.tv