Përshkallëzimi i tensioneve në Lindjen e Mesme, Ministria e Jashtme: Shmangni udhëtimet jo të domosdoshme
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka rikujtuar qytetarët shqiptarë që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë jashtë vendit. Në njoftim bëhet thirrje për të shmangur udhëtimet e panevojshme, veçanërisht ato turistike, në zonat e prekur nga konfliktet në Lindjen e Mesme. “Në kushtet e pasigurisë dhe zhvillimeve të paparashikueshme në rajon, Ministria këshillon qytetarët të shmangin çdo udhëtim jo të domosdoshëm deri në një njoftim të mëtejshëm. Ministria po ndjek me kujdes situatën dhe do të informojë publikun vazhdimisht”, thuhet në komunikatë.
Burimi:
kohajone.com